Tumoret e mushkërive

    Wayback Machine18 captures04 Nov 2003 – 31 Dec 2010successfailAbout this captureCOLLECTED BY Organization: Internet Archive The Internet Archive discovers and captures web pages through many different web crawls.At any given time several distinct crawls are running, some for months, and some every day or longer.View the web archive through the Wayback Machine. Collection: Wide Crawl started October 2010 Web wide crawl with initial seedlist and crawler configuration from October 2010 TIMESTAMPSloadingThe Wayback Machine – https://web.archive.org/web/20101231181039/https://argjiro.net/albi/white/meded/?book=1&chapter=3&subchapter=7
    A. Epidemiologjia
    1. Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i pari për nga numri i vdekjeve.
    2. Në grafi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm zakonisht ka arritur të japë metastaza; prandaj grafitë nuk janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror.
    3. Shenjat dhe simptomat: kollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.

    B. Kanceret e parenkimës mushkërore
    1. Llojet.

    Tabela 1. Kanceret e parenkimës mushkërore.KanceriTiparetAdenokarcinoma

  • Kanceri më i shpeshtë në joduhanpirësit.
  • Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës.
  • Gjendet në ciaktricet e mushkërisë.
  • CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e adenomarcinomës sepse ka specificitet të ulët.
  • Karcinoma bronkoalveolare

  • Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës.
  • Nuk ka lidhje me duhanin.
  • Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).
  • Karcinoma me qeliza të mëdha

  • Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës.
  • Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik.
  • Prognoza është e keqe.
  • Karcinoma me qeliza skuamoze

  • Masë në hilum, me zanafillë bronkiale.
  • Shkaktohet nga duhani.
  • Karcinoma bronkogjene

  • Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).
  • Karcinoma me qeliza të vogla

  • Zakonisht gjendet në filum.
  • Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë metastazat.
  • Prognozë shumë e keqe.
  • 99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës.
  • Sekreton hormone: (i) mund të sekretojë ACTH; (ii) mund të sekretojë ADH.
  • Tumori karcinoid bronkial

  • Sindromi karcinoid = sekretim i serotoninës (5-HT).
  • Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri.
  • Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT).
  • Methysergidi përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.
  • Limfangioma/leiomioma

  • Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave.
  • Haset pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë.
  • Prezantimi klasik: pneumotoraks.
  • Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.
  • 2. Trajtimi:
    a. Kanceri me qeliza të vogla trajtohet me rrezatim dhe kemoterapi.
    b. Kanceri e tjera: (i) lokalisht bëhet operacion dhe rrezatim; (ii) metastazat trajtohen me rrezatim dhe kemoterapi.

    C. Të tjera sindroma kanceroze
    1. Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor).
    a. Sindromi Horner: ptozë, miozë, anhidrozë; shkaktohet nga dëmtimi i nervit/ganglionit simpatik në qafë.
    b. Sindromi i venës kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe si pasojë shkaktohet fryrje e venave të qafës, enjtje e fytyrës, cianozë.
    2. Karcinoma me qeliza të vogla shkakton një sindromë me dobësi muskulare që njihet si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi është prodhimi i antitrupave kundër kanaleve presinaptikë të kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninë grave.
    3. Metastazat mushkërore të kancerit të veshkave mund të shkaktojnë policitemi nqs prodhojnë eritropoetinë.

    15 shkurt 2003