Nga Robert Goro; botuar te Korrieri, 15 mars 2001
Po qe se shkrimtari i njohur grek Vasilis Vasilikos do te kishte mundesi te njihej me dyndallen e shkrimeve te shtypit shqiptar te diteve te fundit lidhur me “Aferen Pashallaret e kuq”, do te flakte ne ajer borsalinen e tij dhe do te bertiste si i dehur: “Me ne fund fitore!”. Sepse nje pjese e atyre qe shkruajne keto dite kunder Kadarese, shnderrohen ne aletet me besnike te Vasilikosit, i cili ne fillim te vitit 2000, me sebepin e qendrimit te Ismail Kadarese ndaj luftes ne Kosove, kishte ndermarre nje sulm frontal kunder shkrimtarit tone te madh, duke arritur deri atje sa te shkruante se vepra e Kadarese nuk eshte botuar asnjehere ne gjuhen shqipe, per arsyen e thjeshte se letersia shqipe nuk ekziston!…
Natyrisht, bashkatdhetaret tane nuk kane mberritur ne ate fare skaji, ndonese gjithcka mund te pritet!… Ata sot thjesht e akuzojne Kadarene se asnjehere nuk ka qene disident, por perkundrazi ka qene i Perkedheluri i Rregjimit, te cilit ia ka shperblyer me vepra te shumta, mes te cilave “Dimri i madh”, “Koncert ne fund te dimrit”, dhe padyshim “Pashallaret..”, nje vjershe qe sipas tyre nuk ishte asnje fije nenkuptimi kunder sistemit, por ishte nje hymn per Enver Hoxhen. Po per kete do te flasim pak me poshte.
Vasilikosin dhe kritizeret, me shume do te shkonte fjala inkuizitoret e sotem te Kadarese, i bashkon, vec te tjerash nje gje: mohimi per aresye te ndryshme i vepres letrare te Kadarese. Sepse, te perqendrohet pyetja “Ishte apo s’ishte disident Kadareja” ne nje poezi te vetme, pra tek “Pashallaret”, do te thote te injorohet e gjithe vepra e tij, ose, te pakten, pjesa me e madhe. Per mendimin tim, qe ne kete rast eshte mendimi i nje lexuesi mese modest, disidenca me e madhe e Kadarese qendron se pari ne vepren e tij letrare. Qe i tregoi botes qysh heret se Shqiperia e uniformuar brenda skemave te moralit komunisto-totalitarist, me nje art e letersi gjithaq skematike, e kishte megjithate potencialin qe te krijonte nje letersi te mirefillte, te denje per t’u ngritur ne majat me te larta te panteonit europian e boteror. Natyrisht, kjo eshte nje ceshtje e sternjohur dhe nuk perben objektin e ketij shkrimi. Por e permenda thjesht per te treguar se si denigruesit e sotem te Kadarese startojne qellimisht nga nje pikenisje e gabuar, pikerisht ngase e njohin fare mire ate qe thashe pak me siper, pra sendertimin e disidences se Kadarese se pari ne krijimtarine e tij.
Madje edhe kur mobilizojne skalionet rezerviste te veteraneve, inkuizitoret, ne vend qe te vene vetulla, nxjerrin syte e tyre. Dhe ketu lejohem te zgjatem pak.
Armik kush i kendonte Enverit?!
Ne “Gazeta Shqiptare” javen e kaluar u botuan pjese nga ditari i Nexhmije Hoxhes, ku nder te tjera thuhet shprehimisht se poezia ne fjale u dergua ne Komitetin Qendror me shenimin se “permbante disa shfaqje alarmante”. Po sipas Nexhmijes, shoku Enver e quajti “armiqesore”, sepse Kadareja i kendonte kultit te udheheqesit, te cilin kerkuakesh “ta ndante nga shoket e Byrose”!!! Ah, bre djallezori, mosmirenjohesi, i poshtri Kadare! Doje t’i krijoje kultin shokut Enver, i cili nuk kishte asnje bust neper sallat e mbledhjeve, i cili nuk lejonte askend te rropatej gerxheve e maleve per te shkruajtur me gure e me shkembenj emrin “Enver”, i cili e kishte ndaluar rreptesisht t’i permendej emri ne kenge e poema; i cili tek e fundit kishte shpartalluar cdo njeri qe brohoriste parrullen armiqesore “Parti-Enver, jemi gati kurdohere!”… Por le te flasim pak me seriozisht. Kush eshte ai budalla qe e ha se ne vitin 1975 ekzistonin te cartur ne te gjitha shkallet e nomeklatures, qe e konsideronin “shfaqje alarmante” te lartoje kultin e Enver Hoxhes. Tjetra, diskutimi i famshem i ketij shkurt-marsi filloi pikerisht me dilemen ishin apo s’ishin disidente vargjet e Pashallareve te kuq. Personalisht nuk e di se sa disidente kane qene ne te vertete ato vargje, per aresyen e thjeshte se nuk e kam lexuar ate poezi, ama pak po t’i therras mendjes me vjen ne kujtese fare mire se si Kadarese i mbeteshin veprat me vite te tera pa u botuar, ne kohen qe letra e paket e shtypshkronjave harxhohej per t’u botuar (ne nje mase te konsiderueshme) gjithefare pacavurrash, titujt e te cilave sot mund t’i kujtojne vetem autoret dhe grate e tyre. Me vjen ndermend se sidomos ne province, njerezit qe shpreheshin entuziaste per krijimtarine e Kadarese, qofte dhe per “Shqiponjat fluturojne lart”, trajtoheshin nga organet e partise e te pushtetit gati-gati si armiq te rregjimit. Me vjen ndermend se Kadare i referohet se pari Pashallareve te kuq, ne mos qofsha i gabuar, tek “Pesha e kryqit, apo te “Nga nje dhjetor ne tjetrin”. Perse gjate ketyre 10-11 vjeteve nuk mori mundimin askush prej inkuizitoreve te sotem qe te kontestonte te thenmet e atehershme te Kadarese, por e bejne kete pikerisht tani, me sebepin e nje libri qe paska shkruajtur Maks Velo?
Ne ballkanasit jemi te shquar per manine tone patologjike qe t’i nxjerrim syte njeri-tjetrit, nga ky kendveshtrim s’me habit aspak sulmi i tanishem kunder Kadarese. Perndryshe nuk eshte hera e pare qe ndodh keshtu. E njejta gje kishte ndodhur ne vitin 1991, kur u perfol se Kadareja do te vinte kandidaturen per president i republikes. Gjithmone sulmet jane zhvilluar mbi bazen e motiveve jashteletrare; jo sepse inkuizitoret jane te paafte, madje disa prej tyre shquhen historikisht per nje dashuri platonike ndaj letersise. Ata perhere e kane kritikuar Kadarene per qendrimin e tij gjate periudhes se sundimit komunist. Ata gati-gati sa nuk bertasin: Perse ti Ismail nuk u ngjite mbi kalin e Skenderbeut e te bertisje “Poshte Enver Hoxha?”. Dhe harrojne se edhe Gezim Kulufi, marroku i shkrete i rruges se Elbasanit, kur e kapte kriza e cmendurise, perplaste duart e palara e cirrej “Rrofte Ramiz Alia!”…
Me duhet te pranoj se Kadareja behet ngapak i bezdisshem me referimet e tij te vazhdueshme ndaj presioneve e prapaskenave qe ushtroi diktatura ndaj tij, here-here kam pershtypjen se nga ajo kohe ai ka trasheguar nje mani persekutimi. Ia besoj dhe e mirekuptoj. Pse qysh heret jam munduar te imagjinoj neper sa tallaze te partishme eshte dashur te pervritet per hir te vepres se tij, per hir te asaj vepre e cila vertet na ben krenare si komb, por ndofta do te qeme me krenare sikur ajo mos te kishte ekzistuar kurre, domethene po qe se Kadareja ishte ekzekutuar kahere shpirterisht. Kete duan te thone inkuizitoret? Le ta thone e te mos na enjtin me trurin!
Ke shkel ne kallo fjala e Kadarese
Sinqerisht nuk mund ta kuptoj se perse iu kerkuaka pikerisht tani, kur prostituimi i shpirtit dhe i moralit eshte ngritur ne sistem, kjo certifikate virgjerie Kadarese, ashtu sikurse heroines se tij tek “Nata me hene”?
Moa valle gjithe kjo meseleja e tanishme, nuk eshte krejt pa lidhje me intervistat qe Kadareja ka dhene muajt e fundit, ku ka perdorur nje gjuhe mjaft te ashper per politikanet (te cilen, me pa te drejte mendoj une, e revizionoi ne nje interviste tjeter). Mos valle nuk eshte krejt pa lidhje me mendimin e tij te shprehur publikisht se ne pushtet duhet te vije e djathta. Mos valle, me ne fund, nuk eshte krejt pa lidhje me zgjedhjet presidenciale te ketij viti, ku Kadare, pavaresisht se e ka pergenjeshtruar disa here, eshte perfolur si nje kandidat i mundshem.
Si qytetar i nje vendi qe tollovitet per vite te tera mes kaosit te pergjithshem, do te isha i lumtur nese gazetaret, dhe analistet shqiptare, me te njejtin zell qe i jane perveshur zbardhjes se te vertetes per virgjerine e Kadarese, me te njejtin zell pra, te perpiqeshin edhe per te zbardhur te verteta me akute dhe shume me te rendesishme, qe lidhen para se gjithash me ushtrimin e pushtetit.
Ne morine e ndryshimeve qe ndajne intelektualet e vertete nga pushtetaret, Kadare ka nje avantazh me shume: Fjalen. Nese edhe sot, ne vitin 2002, Kadarese duan t’ia kontrollojne e t’ia diktojne fjalen, ashtu sikurse ne kohen e diktatures, kjo eshte me te vertete “nje shfaqje alarmante”.
Pse neser do te kerkojne perseri te kontrollojne e diktojne edhe fjalen e gjithe te tjereve…
Robert Goro eshte korrespondent i BBC ne Athine. Shkrimin e mesiperm e nenshkruan si shkrimtar, autor i librave “Takohemi pasdite” (1990), “Nje kenge per Edit Piafin (2000) dhe “FYROM: Supremacia e inferioritetit” (2001).