Presioni i lartë

    Përkufizim: Hipertension = Presion i gjakur më i lartë se 140/90 në 3 ditë të ndryshme.

    A. Shkaqet
    1. Në 95% të rasteve hipertensioni është idiopatik (ose esencial).
    2. Shkak i hipertensionit dytësor mund të jenë veshkat, sistemi qarkullues, sistemi endokrin, dhe barnat.

    Tabela 1. Shkaqet e hipertensionit dytësor.

    Veshkat

  • Sëmundjet glomerulare, glomerulonefritet
  • Stenoza e arteries renale (shkaku kryesor i hipertensionit dytësor); Stenoza e arteries renale ndodh me 2 mekanizma: fibrozë retroperitoneale (tek gratë e reja) ose pllakë aterosklerotike në arterien renale (tek të moshuarit sepse ata zakonisht kanë sëmundje aterosklerotike).
  • Sistemi qarkullues

  • Pamjaftueshmëria aortike; presioni pulsor është i rritur.
  • Koarktacioni i aortës; presioni është i lartë në arteriet para ngushtimit dhe i ulët në këmbë.
  • Sistemi endokrin

  • Hipersteroidizmi, zakonisht sindromi Cushing, Conn; presioni i rritur shoqërohet me hipokalemi.
  • Feokromocitoma (pheochromocytoma); karakteristikë janë simptomat simpatike episodike.
  • Hipertiroidizmi shkakton rritje të presionit sistolik.
  • Barnat

  • Hapjet kontraceptive
  • Glukokortikoidët
  • Fenilefrina, alfa-agonistët
  • Antiinflamatorët josteroidë
  • B. Hipertensioni malinj
    1. Përkufizohet si hipertension i rëndë që shkakton çrregullime neurologjike.
    2. Shenjat e simptomat: çrregullim i vetëdijes, rritje e presionit intrakranial (edemë e retinës), oliguri/anuri, sforcim i miokardit, infarkt i miokardit, dhimbje gjoksi, çrregullime neurologjike fokale.
    3. Hipertensioni malinj është urgjencë dhe duhet trajtuar menjëherë.
    4. Trajtimi bëhet me nitroprusside, nifedipine, por nuk duhet ulur presioni më shumë se 25% si fillim; qëllimi duhet të jetë që presioni sistolik të jetë rreth 160 mm Hg.

    C. Trajtimi i hipertensionit
    1. Si fillim, në pacientët që s’kanë probleme të tjera mjafton ndalimi i zakoneve të tilla si alkooli e duhani. Gjithashtu, humbja e peshës, ushtrimi fizik, dhe kufizimi i kripës ndihmojnë në uljen e presionit.
    2. Barnat përdoren nëse:(i) pas 6 muajsh trajtimi pa barna si më sipër presioni i gjakut vijon i lartë;(ii) trajtimi i menjëhershëm është i nevojshmëm për shkak të pranisë të sëmundjeve të tjera (angina, sëmundje e veshkave, etj.);(iii) Urgjencë hipertensive, hipertension malinj.

    Tabela 2. Barnat kundër presionit të lartë të gjakut.Lloji i pacientitIlaçi i parapëlqyerPa sëmundje të tjeraNjë diuretik ose një beta-bllokues (provuar që e ulin vdekshmërinë)DiabetikëtBllokuesit e enzimës ACE (ngadalësojnë sëmurjen e veshkave)Ulje e fuqisë pompuese (EF)Bllokuesit e ACE-s (provuar që e ulin vdekshmërinë)Infarkt i miokarditNjë beta-bllokues dhe një bllokues i ACE-s (provuar që e ulin vdekshmërinë)OsteoporozëDiuretikët tiazidë (pakësojnë sekretimin urinar të kalciumit)Hipertrofi prostatikealfa-bllokuesit (trajtojnë presionin e rritur dhe zmadhimin e prostatës njëkohësishtKundraindikimet e barnave antihipertensiveBeta-bllokuesitAstma, sëmundja obstruktive e mushkërive, hiperkalemia; diabeti i sheqerit është kundërindikim joabsolutBllokuesit e ACE-sShtatzania, sepse janë teratogjenë; stenoza e arteries renale, sepse mund të shkaktohet pamjaftueshmëri akute e veshkës; pamjaftueshmëria e veshkave (Cr mbi 1.5)Diuretikët kalium-kursyesPamjaftueshmëria e veshkave (Cr mbi 1.5)Diuretikët tiazidëDiabeti i sheqerit, sepse shkaktojnë hiperglicemiDiuretikëtPodagra
    9 shkurt 2003