Pa mjaftueshmëria

    A. Pamjaftueshmëria akute e veshkave
    1. Pamjaftueshmëri akute e veshkave = rritje e shpejtë e BUN dhe e kreatininës, me ose pa oliguri.
    2. Shkaqet:
    a. Pamjaftueshmëria prerenale e veshkave është pasojë e mosfurnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku.
    b. Pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë të veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula.
    c. Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia).
    3. Shenjat dhe simptomat: hiperkalemi, acidozë metabolike, oliguri.
    4. Diagnoza:
    a. Eozinofiluria tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizëm atherosklerotik.
    b. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit.
    c. Për karakteristikat laboratorike shih tabelën 1.Tabela 1. Pamjaftueshmëria akute e veshkave.Pamjaftueshmëria prerenalePamjaftueshmëria brendarenalePamjaftueshmëria postrenaleOsmolaliteti urinarmbi 500nën 350nën 350Natriumi në urinënën 20mbi 20mbi 40FENanën 1%mbi 2%mbi 4%Raporti BUN/Crmbi 20nën 15mbi 15

    5. Trajtimi i pamjaftueshmërisë akute:
    a. Lëngje intravenoze ose diuretikë sipas nevojës, për të mbajtur normal prodhimin e urinës dhe vëllimin e gjakut.
    b. Analiza dhe korrigjin të anomalive të elektrolitëve.
    c. Dializë në qoftë se ka: (i) hipervolemi që nuk korrigjohet dot me diuretikë;(ii) anomali elektrolitike që rrezikojnë jetën;(iii) acidozë metabolike që s’korrigjohet dot ndryshe;(iv) uremi;(v) dhe nqs pacienti ka pirë helm që mund të eliminohet me dializë.

    B. Pamjaftueshmëria kronike e veshkave
    1. Shenjat dhe simptomat:
    a. Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella.
    b. Sistemi nervor: demencie, konvulsione, koma.
    c. Gjaku: hemoragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
    d. Perikardit fibrinoz.
    e. Perikardit fibrinoz.
    2. Karakteristikat laboratorike
    a. Azotemi dhe kreatininemi, ulje e GFR.
    b. Acidozë metabolike: normalisht trupi i njeriut prodhon rreth 20mEq mbetje acide në ditë të cilat jashtëqiten nga veshkat; pamjaftueshmëria e veshkave shpie në acidozë.
    c. Hiperkalemi.
    d. Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë të veshkave për të rregulluar përqëndrimin e urinës.
    e. Hipokalcemi: vitamina D oksidohet në pozicionin 1 në veshka. Hipokalcemia shkakton hipersekretim të hormonit paratiroid dhe osteit fibroz cistik.
    f. Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.
    g. Hipertension.
    3. Radiologjia
    a. Në pamjaftueshmëri kronike veshkat pësojnë atrofi e zvogëlohen.
    b. Në egzaminim me rreze X shihet osteopeni.
    4. Trajtimi
    a. Kufizim i kripës, kufizim i lëngjeve.
    b. Diuretikë për trajtimin e hipervolemisë.
    c. Dializë.

    14 prill 2003