Laokoonti

    Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
    ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-Jork
    Para syve tuaj e aparate turistesh.
    qindra vjet kam qe vuaj
    nga qe s’flas dot

    Si te flas?
    A mundet nje nofull mermeri
    te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
    vini re syte e mi, te zgavrat e thella
    nje enigme, si amebe te thare atje ka.

    Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
    para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
    Ah, do te doja dyfish te m’i shtonit,
    vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

    Tek me vini rrotull, une them me vete
    kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
    qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
    s’eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

    Mijera here ne mijera net e dite
    te verteten e frikshme perseris pa pushim.
    Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
    ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

    Po s’nderron ai kurre.
    Art i skulptures
    genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
    I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
    te verteten kujtoj e qaj per te.

    Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
    qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
    Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
    mua s’me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.

    O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
    Si do te ngrinit para meje si gur,
    por une i denuar mes rropames suaj
    moskokecarese
    monologun te thurr.

    Ju e dini se perpara Trojes ahere,
    kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
    Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
    ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.

    Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
    mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
    Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
    armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

    Ne mbledhje te gjate “pro” dhe “kundra” kalit,
    une “kundra”, kryesova me terbim.
    Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
    gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

    C’perralla kalamajsh, c’trillim per budallenjte
    une gjarperinjte do t’i mbrapsja me nje shkelm.
    Po c’ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
    shantazheve,letrave anonime plot helm.

    Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
    nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
    Ishte vjeshte.
    Nen qiellin e hirnosur me ere
    kali i drunjte perjashta priste ne shi.

    Ate kale une i pari e kisha goditur,
    ndaj, e dija, kete s’do te ma falnin perjete.
    Me ne fund “vije e bute” fitoi mbi te “ashpren”,
    dhe ne “kokefortet” na vune ne arrest.

    Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
    helmin na dhane ata te pijme
    ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
    Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

    Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
    ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
    Rapsodet anembane perhapen
    versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

    Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
    ju e dini me Trojen se c’ndodhi pastaj.
    Tre mije vjet rrjesht,
    nga muzeu ne muzera,
    une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

    Tre mije vjet…Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
    Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u be qetesi.

    Troje e braktisur.
    Germadhe.
    Hi i ftohte;
    dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
    Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
    u ndje dicka qe ate cante permes.

    C’ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
    Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
    permbi qendren e qytetit me parmende leronin
    per te thene se Troja perjete vdiq.

    Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
    Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
    Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
    ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

    T’i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
    Keshtu therritnin atehere ata.
    Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
    veshet me kapen edhe kete hata.

    Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
    se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
    Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
    s’depertoni dot deri ne gjoksin tim?

    Gumezhina juaj si zhaurime deti
    me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
    nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
    shqetesimet e medha te botes marr vesh.

    Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
    emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
    vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
    ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

    Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
    dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
    kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
    vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

    Vertiteni,
    flisni per teatrin e per plazhet,
    per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
    pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
    ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

    Ashtu si ahere…
    po mjaft,
    u lodha.
    Nga vertitja juaj po me erren syte,
    nga rropama juaj veshet me gjemojne
    ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

    ne pafshi ndonje dite te behem copera,
    nga marazi, sic thone, te plas, t’ia bej “krak”
    jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
    por indiferenca juaj
    do te behet shkak.