Kur ti shkove…
Ah, si digjet i kalter
ky qiell nga vetmia
prej braktisjes masive
te zogjve
kesaj vjeshte!
Ah,
me gjeni nje re te vogel,
bobore,
a nje pupel zogu
a sado pak
a do nxjerr shpirtin
t’ia jap,
se dridhem ta shoh
keshtu,
te madh,
te braktisur,
te lenduar,
pafjale….
Nga trishtimi i ikjes se madhe
prej mesnate,
vec shi e lot
kemi leshuar.
………..
Ditet tona,
vec numura te zbrazet
qe,
ne kalendar
jo
kurre s’i shenuam
se kurre jo,
nuk i jetuam.
Por fodulle
e budallenj
ne kosh i hodhem
si letra
qe kurre
s’u lexuan.
Ditet tona…
Pse valle
kaq kot
i harxhuam??
Mushke.
Jam grua-
Hibrid i
njeriut dhe poetit
i poetit dhe njeriut.
Sikur t’i perkisja
races fisnike te
dythundrakeve
Dote quhesha
MUSHKE.
Njelloj.
Krejt.
HIBRID.
…Vec,
Jo shterpe.
Intime
Do te mardhja
keshtu,
e lakuriqte
pa shallin elegant
qe neper
supe
plot afsh
ma thurren buzet e tua.
Do te turperohesha
keshtu
e lakuriqte
pa kete shall
te eterte,
te aromes
qe lane
prekjet e tua.
E varfer do ndihesha
pa kete shall
qemagjishem
kaq shume
te lumtur,
me ben mua.
………..
Kur e ngritem
zemerplasuren-
sofren-
dashuri,
therrimet e fundit
prej lotesh
ishin
ende
te nxehta…
…………
Kerkoj te kujtoj
nje cast lumturie-
Nje terfil katerfletesh
ne livadhin e madh
te jetes
qe kurre s’e gjetem
qe kurre s’e pame
Por,
gjithe jeten
vec e kerkuam
E me ne fund
kur dot s’e gjetem
tjereve,
te kerkojne
radhen ua lame.
Trishtim
Kete here
s’do te kete gjethe
si cdo vjeshte:
Te tera,
te gjelbra
i mblodha
te fsheh
lakuriqsine
e trishtimit tim.
Gjethet u thane.
Shkuan.
Vane.
Kaq shume trishtim
mbi trishtimin
lane…