17 captures11 Sep 2004 – 31 Dec 2010successfailAbout this captureCOLLECTED BY Organization: Internet Archive The Internet Archive discovers and captures web pages through many different web crawls.At any given time several distinct crawls are running, some for months, and some every day or longer.View the web archive through the Wayback Machine. Collection: Wide Crawl started October 2010 Web wide crawl with initial seedlist and crawler configuration from October 2010 TIMESTAMPS
The Wayback Machine – https://web.archive.org/web/20101231181844/https://argjiro.net/albi/white/meded/?book=1&chapter=5&subchapter=4

A. Njohuri fillestare
1. Ikter = zverdhje e konjuktivës, e lëkurës, dhe e mukozave. Zverdhja vihet re kur niveli i bilirubinës kalon 2 mg/dl.
2. Bilirubina e konjuguar është direkte; bilirubina e pakonjuguar është indirekte. Bilirubina e pakonjuguar është e tretshme në lipide dhe e përshkon barrierën cerebrovaskulare lehtësisht.
3. Kernikterusi shfaqet kur bilirubina arrin 20 mg/dl.
4. Shkaqet e hiperbilirubinemisë janë 2 llojesh: prodhim i tepërt i bilirubinës (anemitë hemolitike), ose sekretim i pamjaftueshëm i bilirubinës nga mëlçia (sindromat kongjenitale, kolestaza intrahepatike, kolestaza ekstrahepatike).
B. Anemitë hemolitike
1. Rritja e nivelit të bilirubinës është pasojë e shkatërrimit të hemit të eritrociteve.
2. Shenjat dhe simptomat: varen nga lloji i anemisë; në çdo anemi pacientët ndiehen të lodhur, s’kanë fuqi, etj.
3. Diagnoza: Testi Coombs pozitiv, nivel i ulur i haptaglobinës; hemosiderinë në urinë.
4. Në të porsalindurit 7 ditë pas lindjes shihet verdhëza fiziologjike; verdhëza nuk është kurrë normale kur shihet që në ditën e parë të jetës.
C. Sindromat kongjenitale
Tabela 1. Hiperbilirubinemia kongjenitale.SindromaTiparetPrognoza e trajtimiGilbert
Sëmundje krejt beninje, nuk ka nevojë për trajtim.Crigler-Najjar
Rotor
Nuk ka nevojë për trajtim.Dubin-Johnson
Sëmundje e lehtë, nuk ka nevojë për trajtim.
D. Kolestaza intrahepatike (kolestaza hepatocelulare)
1. Mund të jetë pasojë e hapatitit viral ose e cirozës.
2. Mund të jetë pasojë e hepatitit të shkaktuar nga barnat (paracetamoli, metotreksati, kontraceptivët oralë, fenotiazinat, izoniazidi, flukonazoli).
3. Diagnoza: transaminazat e rritura; biopsi nëse është e nevojshme.
4. Trajtimi: ndalim i ilaçeve shkaktare; trajtim i hepatitit viral.
E. Kolestaza ekstrahepatike
1. Ndër shkaqet përmenden koledokolitiaza, kanceri i rrugëve biliare, kanceri i pankreasit, kolangiti, ciroza biliare.
2. Ciroza biliare parësore:
a. Sëmundje autoimune, zakonisht sëmundje që prek gratë.
b. Shenjat dhe simptomat: verdhëz, kruarje, hiperkolesterolemi.
c. Diagnoza: bazohet në pamjen klinike dhe në provat serologjike; antitrupat antimitokondriale janë 90% sensitive.
d. Trajtimi: transplant i mëlçisë.
3. Ciroza biliare dytësore mund të vijë si pasojë e obstruksionit të zgjatur të rrugëve biliare (p.sh. si pasojë e kolangitit).
4. Shenjat dhe simptomat: feçe pa ngjyrë, bilirubinë e shtuar në urinë, mospërthithje e yndyrnave në zorrë, kruarje, hiperkolesterolemi, xanthoma.
5. Diagnoza: CT skaneri dhe ERCP (Endoscopic retrograde cholangiopancreatography) nëse dyshohet për tumor.
6. Trajtimi: sipas shkakut.
27 shkurt 2003