Hipoksemia

    A. Përkufizim
    Hipoksemi = ulje e oksigjenit në gjak (ulje e PaO2).

    B. Shkaqet
    1. Ulja e sasisë të oksigjenit në ajër, zakonisht nga ngjitja në lartësi.
    2. Hipoventilimi
    a. Pasojë e hipopnesë (pakësim i shpeshtësisë të frymëmarrjes) ose e uljes të kapacitetit vital.
    b. Shkaqet e hipopnesë janë sëmundjet e sistemit nervor qendror, barnat (narkotikët), traumat, infeksionet, etj.
    c. Shkaqet e uljes të kapacitetit vital janë çrregullimet neuromuskulore (sëmundja Lou Gehrig), kifoskolioza, obstruksioni i rrugëve të ajrit, ose sëmundjet e parenkimës mushkërore.
    3. Shkaqet e vështirësimit të difuzionit janë zgjatja e distancës të difuzionit (p.sh. fibroza) dhe pakësimi i kohës të difuzionit (rritja e prurjes të zemrës, anemia).
    4. Mospërputhja midis ajrosjes dhe perfuzionit me gjak të një zone të mushkërisë shkaktohet nga embolizmi pulmonar dhe nga sëmundjet e parenkimës pulmonare.
    5. Shuntet me kalim të gjakut nga e djathta në të majtë bëjnë që mushkëria të anashkalohet dhe gjaku të mos oksigjenohet; shkaqet e shunteve janë edema pulmonare, pneumonia, atelektaza, defektet e septumit interatrial ose interventrikular, pamjaftueshmëria e mëlçisë.

    C. Paraqitja klinike
    1. Simptomat: takikardi (simptomë me sensitivitet të lartë), dispnea, takipnea; dispnea i paraprin takipnesë.
    2. Shenjat: Rale e kërkëllima në sëmundjet e parenkimës, cianozë, gishtat si shkop daulleje.

    D. Diagnoza diferenciale

    Tabela 1. Diferencimi i hipoksemisë.PCO2PA-aO2 (gradienti alveolo-kapilar)Efekti i dhënies të O2DLCOTrajtimiUlja e sasisë të O2 në ajërNormalNormalPërmirësimNormalO2HipoventilimiI rriturNormalPërmirësimNormalO2Problemet e difuzionitNormalI rriturPërmirësimI ulurO2Mospërputhja V/QNormal ose i rriturI rriturPërmirësimNormalO2ShuntetNormal ose i rriturI rriturS’ka përmirësimNormalTrajtim i shkakut të shuntit

    E. Trajtimi
    1. Trajtohet hipoksemia njëkohësisht me shkakun e hipoksemisë.
    2. Mënyrat e dhënies të O2 janë me maskë, me kanulë në hundë, CPAP, intubim, trakeostomi.
    a. Si rregull, 1 litër O2 në minutë e rrit presionin pjesor me rreth 3%, d.m.th. nga 21% që është normalisht bëhet 24% me 1 l/min.
    b. Kanula hundore nuk arrin presione pjesore të O2 më shumë se 40%.
    c. Me maskë mund të arrihen presione pjesore të O2 deri në 60%.
    d. CPAP = Continuous Positive Airway Pressure, një maskë që puthitet mirë pas fytyrës dhe brenda të cilës mbahet presion i rritur; me CPAP mund të arrihen presione pjesore të O2 deri në 80%.
    e. Me intubim e trakeostomi mund të arrihet presion pjesor i O2 deri në 100%.
    3. Dhënia e oksigjenit nuk e përmirëson dot hipokseminë e shkaktuar nga shuntet që çojnë gjakun e paoksigjenuar nga e djathta në të majtë.
    4. Oksigjeni në presione pjesore mbi 50-60% për më shumë se 48 orë shkakton dëmtim të mushkërive dhe simptoma neurologjike.
    5. Përveç dhënies të oksigjenit duhet trajtuar edhe shkaku i hipoksemisë.
    6. Hipoksemia e ngjitjes në mal vetëshërohet brenda disa javësh ose muajsh.

    12 shkurt 2003