Ezofagu dhe stomaku

    A. Refluksi gastroezofageal
    1. 2 mekanizma: dobësim i sfinkterit gastroezofagal (hernie hiatale, sklerodermë), ose prodhim i skajshëm i acidit.
    2. Shenjat/simptomat shkaktohen nga kontakti i acidit të stomakut me mukozën e ezofagut: djegie e gjoksit (heartburn) që qetësohet nga gëlltitja e ushqimeve. Simptomat mund të ngatërrohen edhe me infarktin e miokardit.
    3. Prania kronike e acidit në ezofag shkakton metaplazi kolumnare (ezofagu i Barrett-it); rreth 10% e metaplazive kolumnare përparojnë në kancer.
    4. Trajtimi:
    a. Barnat: bllokues të pompës protonike (omeprazole, esomeprazole, rabeprazole) ose bllokues të H2 (ranitidine, famotidine, etj.)
    b. Ngritja e kokës të shtratit e vështirëson ngjitjen e acidit në ezofag gjatë gjumit.
    c. Herniet hiatale mund të riparohen kirurgjikisht (fundoplikimi Nissen).

    B. Gastriti kronik
    1. Është 2 llojesh: fundal dhe antral (ose tipi A dhe tipi B).
    2. Tipi A (fundal) është autoimun dhe shoqërohet me procese të tjera autoimune si anemia pernicioze, tiroiditi, etj.
    3. Tipi B (antral) shkaktohet nga Helicobacter pylori, nga antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs), nnga CMV, HSV, etj.
    4. Antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs) janë shkaku numër 1 i gastritit kronik (antral).
    5. Shenjat dhe simptomat: zakonisht s’ka simptoma; mund të ketë dhimbje, pështjellim e të vjella, anoreksi, hemoragji, hematemezë.
    6. Diagnoza: vihet me endoskopi.
    7. Infeksioni nga Helicobacter pylori diagnostikohet me serologji, me “testin e frymës”, dhe me biopsi:
    a. Serologjia ka sensitivitet të ulët; gjithashtu, gjetja e antitrupave ndaj Helicobacterit nuk do të thotë që infeksioni është aktiv.
    b. “Prova e frymës”: pacienti gëlltit preparat ureje, dhe pastaj matet sasia e amoniakut që prodhohet (Helicobacter pylori është ureazë pozitiv).
    8. Trajtimi:
    a. Gastriti i shkaktuar nga Helicobacter pylori trajtohet me bllokues të pompës protonike, me 2 antibiotikë (p.sh., tetraciklinë, klaritromicinë, metronidazol), dhe me bismut.
    b. Nëse gastriti shkaktohet nga ilaçet, ilaçi shkaktar duhet ndërprerë.
    c. Anemia pernicioze trajtohet me vitaminë B12.
    d. Ulcerat e stresit (tek pacientët nën kujdes intensiv – reanimacion) trajtohen me bllokues të H2 ose me sukralfat.

    C. Ulçerat gastrike
    1. Helicobacter pylori gjendet në 70% të ulçerave gastrike.
    2. 10% e ulçerave gastrike janë malinje (d.m.th. tumor që ka pësuar ulçer).
    3. Ndryshe nga ulçerat duodenale, ulçerat gastrike shkaktohen jo nga sekretimi i tepërt i acidit, por nga pakësimi i mjeteve mbrojtëse të mukozës gastrike; sekretimi i acidit në ulçerat gastrike është normal ose i ulur.
    4. Shenjat/simptomat: Dhimbje rënduese ose djegëse në epigastër; dhimbja keqësohet nga ushqimi; nqs ulçera arrin ndonjë arterie mund të shihet hemoragji/hematemezë dhe shenja të peritonitit.
    5. Diagnoza: endoskopi me biopsi.
    6. Trajtimi:
    a. Mbrojtës të mukozës: bismut, sukralfat, misoprostol.
    b. Bllokues të pompës protonike ose bllokues të H2.
    c. Trajtim i helikobakterit.

    17 shkurt 2003