Pyetje 23

Pasi kishte bėrė 5 vjet fejuar, njė kimisteje tė re iu prish fejesa dhe deshi tė vriste veten. Kimistja piu ca sodė kaustike, por dikush mori nė telefon urgjencėn dhe kimistja shpėtoi gjallė. 5 vjet mė vonė, kimistja ishte e martuar dhe e lumtur, kishte 2 vajza dhe njė djalė, dhe ēdo tė premte shkonte me tė shoqin nė restorant pėr "taco burrito". Problemi qė kishte kimistja nė momentin e vizitės ishte "ca vėshtirėsi nė gėlltitje". Ajo thoshte "ushqimet e forta ngecin kėtu" dhe tregonte me gisht nė angulus sternii. Si ishte puna?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 24

Njė paciente 50-vjeēare qė ka vuajtur nga sifilisi nė rini tani ka njė enjtje nė pjesėn e qafės qė gjendet sipėr dhe nga pas manubrium sternii. Kjo enjtje duket se zmadhohet gjatė ēdo sistole tė zemrės. Gjatė egzaminimit u vu re se trakea ishte e zhvendosur djathtas. Nė palpacion ndjehet se edhe trakea "pulson" me ritmin e zemrės. Cila strukture anatomike e mediastinit tė sipėrm po shkakton zhvendosjen djathtas dhe "pulsimin" e trakesė?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 25

Njė grua 35 vjeēare thotė se ka vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe kjo i prish gjumin gjatė natės. Atė e ze gjumi por pastaj ngrihet sepse i duket sikur po mbytet. Gruaja ka vėnė re se kur ajo qėndron e ngritur nė shtrat me shumė jastėkė dhe me kokėn e kthyer djathtas ajo mund tė flejė gjumė mė mirė. Gjatė egzaminimit u pa se tiroidja ishte e zmadhuar dhe venat e qafės ishin te fryra. Spjegoni nga ana anatomike se pse (1) gruaja ka vėshtirėsi nė frymėmarrje kur fle dhe (2) pse janė tė fryra venat.

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 26

Njė fėmijė 15-vjeēar u shpėtua pasi u nxor nga uji i akullt i liqenit ku ai ra kur shtresa e akullit ku ai po patinonte u thye. Ai mori njė tė ftohur tė nesėrmen, dhe tre ditė mė vonė gjendja e tij u keqėsua. Ethet iu shtuan dhe sputumi ishte me pak gjak. Nė fillim ai nuk kishte dhimbje, por mė pas gjatė kollitjes ai ndjente njė dhimbje tė fortė nė hapėsirėn interkostale 5 mbi vijėn midklavikulare djathtas. U vu diagnoza e pneumonisė lobare. Sqaroni (a) pse nuk ndjehej dhimbje gjoksi nė fillim; (b) nga se vjen dhimbja dhe pse forcohet dhimbja gjatė kollitjes; (c) cili lob i mushkėrisė tė djathtė ėshtė prekur.

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 27

Njė burrė 55-vjeēar tha se gruaja e tij kishte vėnė re se atij i kishte ndryshuar zėri. Ai pati humbur 20 kile peshė, kollitej vazhdimisht, dhe sputumi kishte ngjyrim tė kuq. Ai pinte 50 cigare nė ditė. Gjatė e egzaminimit u pa se korda vokale e majtė nuk lėvizte dhe ishte nė pozicion tė adduktuar. Nė njė radiografi torakale u pa njė masė e madhe nė lobin e sipėrm tė mushkėrisė tė majtė, dhe gjithashtu rritje e hijes mediastinale nė anėn e majtė. Spjegoni nga ana anatomike ndryshimin e zėrit tė tė sėmurit, dhe nėse ėshtė e mundur bėni lidhjen me ndryshimet e tjera qė u vunė re tek ky person.

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 28

Ndėrsa po i ndėrronte pelenat djalit 2-vjeēar, njė nėnė vuri re se i kishte humbur njė karficė e vogėl. Dy ditė mė vonė djalit i filloi kolla dhe iu rrit temperatura. Ku shkoi karfica?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 29

Njė burrė 45 vjeēar ka kaluar ethen reumatike kur ishte 10 vjeē. Nė atė kohė ai zhvilloi stenozė mitrale. Sė fundmi ai pėrfundoi nė spitalin e fshatit me shenjat e pamjaftueshmėrisė tė anės tė djathtė tė zemrės. Nė kėtė spital nuk bėhet ekografi, porse ka njė makinė radiografie. A mundet tė kontrollosh madhėsinė e atriumit tė majtė nė kėto kushte?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 30

Njė kolegu juaj ju thotė se njė pacient ka rale nė lobin e sipėrm tė mushkėrisė tė majtė. Ku do ta vendosni stetoskopin ju pėr tė verifikuar kėtė?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 31

Njė pacient dyshohet tė ketė bronkiektazi nė lobin e poshtėm tė mushkėrisė tė djathtė. (a) A mund tė shihni njė bronk tė zgjeruar nė radiografi postero-anteriore? (b) Si mund ta egzaminoni lumenin e bronkut tė zgjeruar?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 32

Njė pacient 36-vjeēar me emfizemė papritur filloi tė ndjejė njė dhimbje tė fortė nė gjoks dhe mė pas nuk merrte dot frymė. Gjatė egzaminimit u pa se trakea ishte zhvendosur djathtas incizurės tė manubrium sternii, dhe rrahja e zemrės (apex cordis) ndjehej fare afėr sternumit nė hapėsirėn 5 interkostale. Duke supozuar qė pacienti kishte pėsuar pneumotoraks spontan, sqaroni (a) pse trakea dhe rrahja e apex cordis janė zhvendosur djathtas; (b) pse ka pėsuar kolaps mushkėria e majtė; (c) sa ėshtė presioni i ajrit nė kavitetin pleural tė majtė?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 33

Njė gruaje i thanė doktorėt qė burri i saj vuante nga kanceri i pjesės tė poshtme tė ezofagut. Asaj i thanė qė pėr t'i shpėtuar jetėn tė shoqit duhej tė hiqej me operacion pjesa e poshtme e ezofagut, gjithė stomaku, shpretka, dhe pjesa e sipėrme e duodenit. Gruaja nuk arrinte dot ta kuptonte se pse duheshin hequr gjithė kėto. A mund t'ia sqaroni dot ju kėtė punė?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 34

Njė burrė 50-vjeēar me hundė tė nxirė i cili ėshtė alkoolik kronik mėsoi nga mjeku i vet se kishte cirozė me hipertension portal. Sė fundmi, ai i tregoi mjekut tė tij se kishte vjellur gjak, pothuaj njė filxhan plot. A mund ta spjegoni ju vjelljen e gjakut?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 35

Njė nėnė e re pa fėmijėn e saj tė shtrirė nė djep dhe u tmerrua kur vuri re se barku fryhej e shfryhej si tullumbac. A mund ta spjegoni ju kėtė nga ana anatomike?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 36

Njė pacient astmatik pėsoi njė krizė nė njė restorant. U vu re se gjatė krizės ai u ngrit dhe i vuri duart njėrėn tek karrikja dhe tjetrėn tek tavolina sikur kjo do ta ndihmonte tė merrte frymė. A ėshtė e mundur kjo? Nėse po, sqaroni se si.

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 37

Njė mjek arriti nė pėrfundimin se njė pacienti duhej t'i nxirrej ca lėng nga kaviteti perikardial. Ku duhet ngulur gjilpėra?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 38

Njė burrė 55 vjeēar thotė se ai ka dhembje nė pjesėn mediale tė dorės dhe tė krahut kur ngjit shkallėt. Ai thekson se nuk i ka gjė zemra sepse -- siē thotė ai "zemra nuk mė dhemb". Si ėshtė puna? Cila ėshtė rruga e ndjekur nga fibrat qė pėrcjellin stimujt e dhembjes qė nga zemra deri nė sistemin nervor qendror?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 39

Njė pacient ka insuficiencė tė theksuar aortike. Ku duhet ta vendosni stetoskopin pėr tė dėgjuar valvulėn aortike sa mė mirė?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 40

Njė pacient ka sėmundje tė valvulės mitrale. Ku duhet vendosur stetoskopi pėr tė dėgjuar kėtė valvul?

[Lexoni pėrgjigjen]

Pyetje 41

Njė doktor po i jepte makinės me gazin shkelur deri nė fund. Nė njė kryqėzim njė makinė tjetėr vajti dhe e goditi makinėn e doktorit anash. Brenda disa minutave erdhi njė ambulancė, dhe doktorin e nxorrėn nga makina e shkatėrruar. Doktori ishte cianotik dhe lėvizjet respiratore kishin ndaluar. Zemra po rrihte, pulsi ishte i shpejtė dhe i dobėt. Duke ditur qė doktorit i ishte dėmtuar shtylla kurrizore nė nivelin e C2, spjegoni se pse kishin ndaluar lėvizjet respiratore.

[Lexoni pėrgjigjen]