argjiro.net > blue > my translations > pėrkthime nga anglishtja > eksodi
3
Eksodi

Pjesė nga libri The making of the Atomic Bomb i autorit Richard Rhodes. Fragmentet e mėposhtme janė marrė nga kapitulli i quajtur Exodus, nė tė cilin pėrshkruhet ikja e njė numri tė madh shkencėtarėsh dhe teknikėsh hebrej nga Europa pėr nė Amerikė. Pjesa qė zgjodha tė pėrkthej fillon me pėrshkrimin e pogromeve ruse.


     Revolucionarėt - njė grup qė vetėquhej "Vullneti i popullit" - i bėnė atentat dhe e vranė carin Aleksandėr nė 13 mars 1881 me bombė nė mes tė ditės nė njė nga rrugėt kryesore tė Shėn Peterburgut, kur ai po kthehej nė shtėpi pasi i kishte bėrė revistė Rojeve Perandorake. Njė nga anėtarėt e "Vullnetit popullor" qėlloi qė ishte hebre, por ai nuk kishte qenė i pėrfshirė nė planin e atentatit ndaj carit; megjithatė, kaq mjaftoi qė nė rrėmujėn qė pasoi atentatin faji t'u hidhej ēifutėve. Filloi pastaj njė valė pogromesh - kjo fjalė interesante ruse i referohet dhunės tė njė grupi ndaj njė grupi tjetėr - qė zgjati deri nė vitin 1884. "Rrėmujat ēifute", kėshtu i emėrtoi cari i ri, Aleksandri III, kėto sulme vrasėse tė turmave tė dehura ndaj vendbanimeve ēifute. Autoritetet i pėrkrahėn herė aktivisht dhe herė heshtur kėto sulme ndaj ēifutėve. Mbi dyqind komunitete ēifute e pėsuan. Vala e parė e pogromeve - tė tjera do pasonin nė dhjetėvjeēarėt e mėvonshėm - ktheu nė tė pastrehė 20000 ēifutė. Gratė e tyre u pėrdhunuan, familje tė tėra u vranė. Qeveria ua hodhi fajin e dhunės anarkistėve dhe vendosi qė edhe ēifutėt "e dobishėm" t'i riinternonte.
     Bashkė me pogromet erdhėn dhe Ligjet e Majit, te vitit 1882, qė i anulluan reformat liberalizuese tė mėparshme dhe qė vendosėn kufizime tė reja. Nga viti 1881 deri nė 1900 mbi njė milion hebrenj emigruan nga Rusia dhe nga Europa qendrore pėr nė Shtetet e Bashkuara. Edhe njė milion e gjysėm tė tjerė emigruan nga viti 1900 deri nė 1920. Njė numėr mjaft mė i vogėl emigrantėsh, si Chaim Weizmann-i, zgjodhėn Europėn Perėndimore dhe Anglinė. Kėta tė fundit hasėn njė ambient mė pak mikpritės dhe antisemitizėm mė tė theksuar se emigrantėt qė shkuan nė Amerikė.
     Njė nga burimet mė tė rėndėsishme tė antisemitizmit gjerman nė vitet pas luftės tė parė botėrore ka qenė fallsifikimi i ēuditshėm qė njihet si Protokollet e pleqve tė Zionit. Adolf Hitleri i mori Protokollet si njė program pėr sundim tė botės. "Unė i kam lexuar Protokollet e pleqve tė Zionit", i pati thėnė Hitleri njėrit prej pasuesve tė vet; "ėshtė e pabesueshme hajdutėria dhe kudogjendja e kundėrshtarėve tanė! E kopjova dhe e pėrshtata pėr veten tonė programin, natyrisht." Heinrich Himmler-i e konfirmon lidhjen: "Artin e qeverisjes tonė ua kemi borxh ēifutėve". E kishte fjalėn pėr Protokollet qė "Fyhreri i kishte mėsuar pėrmendsh".
     "Protokollet" qė ishin krijim i rusėve, janė pikėlidhja midis antisemitizmit rus me antisemitizmin e Gjermanisė, ku fare pak ēifutė rronin - vetėm 500000 nė 1933, mė pak se 1% e popullsisė tė Gjermanisė. Armiqėsia ruse ndaj ēifutėve i ka rrėnjėt nė konfliktin fetar, nė krahasim me antisemitizmin gjerman, i cili kishte nevojė pėr njė mit laik. Njė autodidakt i pafe dhe gjysėm i arsimuar si Hitleri kishte nevojė pėr njė strukturė mbi tė cilėn tė varte antisemitizmin e vet patologjik. Antisemitizmi gjerman mund tė kishte gjetur mbėshtetje nė vepra mė tė hershme - kompozitori Richard Wagner ishte njė nga tė parapėlqyerit e Hitlerit - por ndodhi qė Protokollet arritėn nė njė moment tė pėrshtatshėm dhe zunė njė pozicion tė dukshėm. Nė vitet '20 dhe '30, miliona kopje botimesh dhe pėrkthimesh tė ndryshme u shitėn anembanė botės.
     Libri ėshtė i organizuar nė formė leksionesh dhe fillon nė mes tė njė fjalie, vendvendosja e ngjarjeve e paditur, sikur t'u ishte hequr nga duart autorėve. Pėr t'i dhėnė lexuesit prapafushėn e nevojshme, botuesit zakonisht bashkėngjisnin materiale shpjeguese. Shumė shpesh, si hyrje pėrdorej kapitulli me titullin "Nė varrezėn ēifute nė Pragė", i romanit Biarritz, i shkruar prej njė postieri gjerman. Botuesit e ofronin kėtė trillim njėlloj si trillimin e vetė Protokolleve, si fakt. Historiani Norman Cohn jep njė pėrmbledhje:


Nė orėn 11 portat e varrezės u hapėn me kėrcitje dhe filloi tė dėgjohej fėshfėrima e palltove tė gjata. Njė hije e bardhė i ra pėrmes varrezės derisa arriti te varri qė kėrkonte; atje u ul nė gjunjė, preku gurin e varrit tre herė me ballin e vet, dhe pėshpėriti njė lutje. Pas pak arriti dhe njė figurė tjetėr, duke u kollitur dhe psherėtirė; ishte njė plak i ēalė. Edhe ai zuri vend ngjitur me hijen e parė, u ul nė gjunjė, dhe pėshpėriti njė lutje.... E gjithė kjo u pėrsėrit trembėdhjetė herė. Kur arriti i trembėdhjeti dhe i fundit, ra ora qė lajmėroi mesnatėn. Nė atė moment nga varri u dėgjua njė tingull metalik. Pastaj u ndez njė flakė blu qė ndriēoi trembėdhjetė figurat. Njė zė si prej boshllėku qė erdhi nga figura e trembėdhjetė tha: "Ju pėrshėndes kryetarė tė dymbėdhjetė fiseve tė Izraelit". Po fliste Djalli; figurat u pėrgjigjėn: "Tė pėrshėndesim o bir i tė mallkuarit".

     Pas kėsaj hyrjeje fillojnė Protokollet. Janė njėzet e katėr gjithsej - rreth tetėdhjetė faqe nė formė libri.
    
. . . .

     Kontributi rus ndaj antisemitizmit gjerman u kopjua nga njė satirė politike e titulluar Dialogė nga Ferri mes Montesquieu-sė dhe Macchiavelli-t qė ishte shkruar prej njė avokati francez tė quajtur Maurice Joly, botuar pėr herė tė parė nė Bruksel nė 1864. Nė atė libėr, Montesquieu mban anėn e liberalizmit dhe Macchiavelli mbron despotizmin. Sajimi i Protokolleve ka shumė tė ngjarė tė jetė vepra e kreut tė policisė sekrete tė carit jashtė Rusisė, njė agjent rus nė Paris i quajtur Pjotr Ivanoviē Raēkovski. Raēkovski i mori fjalėt e Macchiavelli-t pa i ndėrruar fare dhe i vuri nė gojėt e njė kėshilli sekret ēifut; kjo me qėllim qė tė diskreditonte liberalizmin rus duke e paraqitur si tė nxitur e tė kontrolluar nga ēifutėt. Ishte njė gazetė e Shėn Peterburgut qė botoi e para njė nga versionet e Protokolleve nė 1903. Protokollet ishin njė nga tre librat qė u gjetėn mes zotėrimeve tė carinės Aleksandra Fjodorovna nė Jekaterinburg kur ajo u vra nga komunistėt nė 17 korrik 1918 - dy librat e tjerė ishin Bibla dhe Lufta dhe Paqja.
     Kjo koincidencė i ktheu Protokollet prapė nė Europėn Perėndimore. Njė i quajtur Fjodor Vinberg, qė kishte qenė kolonel nė Rojet Perandorake ruse, i pėrktheu dhe i botoi nė gjermanisht. Carina kishte qenė kolonele nderi nė regjimentin e Vinberg-ut, dhe ai e adhuronte. Vinberg-u u arratis pėr nė Gjermani nė fund tė luftės tė parė botėrore i bindur se vrasėsit e carinės ishin ēifutė. Hakmarrja ndaj ēifutėve u kthye nė qėllim tė jetės tė tij. Ai ishte shok me kėshilltarėt e Hitlerit, veēanėrisht me "filozofin" e partisė naziste, Alfred Rosenberg, qė kishte lindur dhe ai nė Rusi.

Search!

Elsewhere
Reklamė