argjiro.net > blue > my translations > pėrkthime nga anglishtja > dashuria e heloise dhe abelard
3
Dashuria e Heloise dhe Abelard

Heloise, 17 vjeē, mbesa e njė kleriku nė Paris, iu besua pėr mėsime private murgut mashkull Peter Abelard, 39 vjeē. Mėsuesin dhe nxėnėsen i zuri qymyri keq, Heloise bėri dhe njė bebe, dhe prandaj tė dy shkuan dhe u martuan - fshehtas. Fshehtas qė tė mos demtohej karriera e Abelardit.

Kur e mori vesh kėtė pune i ungji i mademoiselle Heloise, ai u nxeh, iu ngritėn ca nervat, dhe shpuri njerėz qė ta kapnin Abelardin. Puna pėrfundoi me tė tredhur pėr tė shkretin Abelard. Merret me mend se kjo ka qenė fort e dhimbshme, dhe jo vetėm poetikisht: anestetikėt kanė hyrė nė pėrdorim rreth 700 vjet mė vonė.

Heloise dhe Abelard i ruajtėn lidhjet me njėri-tjetrin, dhe janė edhe tė varrosur bashkė. Ēdo libėr i historisė tė qytetėrimit perėndimor pėrmend emrin e Abelardit, qė ėshtė i njohur si filozof e teolog, etj. Historia e kėtyre tė dyve ėshtė e dokumentuar nė letrat qė ata kanė shkėmbyer dhe qė janė tė ruajtura. Ėshtė zbavitėse kur i lexon dhe shikon sa ndryshe ka qenė bota njėherė e njė kohė. Njėkohėsisht, tė bren dyshimi, se mos e vetmja dashuri e pėrjetshme ėshtė njė dashuri qė ėshtė e parealizueshme, e pamundur. Mė poshtė ėshtė njė fragment nga njė leter qė Heloise ia shkroi tė dashurit tė saj tė tredhur:

"Ajo qė ma shton mė shumė dhembjen ėshtė se vuajtjet tona filluan nė njė kohė kur ne nuk i meritonim mė ato. Kur ne iu dhamė Kėnaqėsisė tė Dashurisė Kriminale, asgjė nuk mund ta justifikonte dot Lumturinė tonė tė pistė. Por kur ne mė nė fund e pastruam pasionin tonė, kur gjetėm strehim tek Martesa pėr t'iu shmangur brejtjes tė ndėrgjegjes, pikėrisht atėherė i gjithė zemėrimi i Qiellit u derdh mbi ne.

Sa i rėndė ishte ai ndėshkim qė ra mbi ty... Kur e kujtoj mė ngjethet mishi nga tmerri. A do tė mundte njė burrė i zemėruar ta ndėshkonte mė shumė sesa kaq maskaranė qe i ēnderoi gruan? Ah! Ēfarė tė drejtash kishte njė xhaxha mizor pėr tė bėrė atė qė bėri? Ne u martuam edhe nė Altar, dhe ai Altar duhej tė tė kishte mbrojtur ty nga zemėrimi i armiqve tė tu.
....
Nė kėtė situatė ti re Viktimė e Dashurisė mė tė Pafat. Ti i vetėm pagove pėr krimin e bėrė nga tė dy ne bashkė. Po une s'kam pse tė ankohem pėr zemėrimin e atyre qė tė dėmtuan ty. Unė, mizerja unė, unė jam ajo qė shkaktova shkatėrrimin tend. Zot i madh! Sa e rrezikshme ėshtė kur njė Njeri i Madh ngacmohet nga Seksi jonė! Ai duhet tė mėsohet qė nė fėmijėri qė tė behet i pandjeshėm nė zemėr, qė t'u rezistojė joshjeve me tė cilat ėshtė pajisur femra. Ai mė i menēuri i tė menēurve pati thėnė 'Biri im, ndiq urdhrat qė po tė jap unė: Nė qoftė se njė Grua e bukur tė afrohet dhe kėrkon tė tė joshė, mos e lejo qė ajo tė tė korruptojė; mos e prano helmin qė ajo tė ofron, mos lejo qė ajo tė tė shtjerė nė rrugė pa krye; Shtėpia e saj ėshtė Shtėpia e Shkatėrrimit dhe e Vdekjes.'"

Search!

Elsewhere
Reklamė