argjiro.net > blue > my translations > pėrkthime nga anglishtja > kėshilla pėr djemtė e rinj
3
Kėshilla pėr djemtė e rinj

Benjamin Franklin, pa bėrė ndonjė shkollė, i mėsoi vetes shkencat, bėri eksperimente nė fizikė, etj. Mbase emri i tij ju tingėllon i dėgjuar -- ky person ėshtė shpikėsi i rrufepritėses. Franklin gjithashtu ndihmoi nė formimin e shėrbimit postar tė Shteteve tė Bashkuara, ishte i pėrfshirė nė procesin e pavarėsimit tė kolonive amerikane, dhe nė procesin e hartimit tė kushtetutės. Shqip muhabeti, ishte burrė i zgjuar.

Mė poshtė ėshtė njė letėr e tij. Gjysma e parė e letrės kėrkon tė bindė lexuesin pėr tė mirat e martesės. Gjysma e dytė pėrmban disa kėshilla interesante pėr zgjedhjen e dashnoreve tė pėrshtatshme.


25 qershor, 1745

I dashuri miku im ______
Une nuk di asnje hape qe mund ta pakesoje tendencen e dhunshme dhe te natyrshme qe ti permende; dhe edhe sikur te kisha dijeni per ndonje hape te tille, besoj se nuk duhej te ta tregoja. Martesa eshte ilaci me i mire per semundjen tende. Te qenit i martuar eshte gjeja me e natyrshme per nje burre, dhe prandaj kur te jesh i martuar do kesh me shume shanse per lumturi dhe rehati te vertete. Aresyet qe ti permend per te kundershtuar martesen mua me duken te cekta. Avantazhet qe do perfitosh duke e shtyre martesen jo vetem qe nuk jane te garantuara, por ato jane vogelima ne krahasim me avantazhet e vete marteses: te qenit i martuar dhe me mendje te mbledhur. Nje burre dhe nje grua te bashkuar formojne nje qenie te plote. Kur jane vec e vec, gruaja kerkon fortesine e trupit dhe fuqine e aresyes te tij; burri do butesine, ndjeshmerine, dhe shikimin e mprehte te saj. Se bashku, nje burre dhe nje grua kane me shume shanse per te patur sukses ne kete bote. Nje burre beqar eshte njera gjysem e nje kafshe. Ai eshte si njera gjysem e nje pale gershereve te zberthyera. Nje grua e mire dhe e shendetshme, zotesia e burrit ne zanatin e tij, dhe nikoqirlleku i saj, keto mjaftojne per nje jete te shkelqyer.

Por ne qofte se ti nuk i pranon keshillat e mesiperme dhe vazhdon te besosh se duhet te merresh me tregtine e seksit, atehere une perseris keshillat e mia te meparshme, qe duhet te preferosh femrat me te moshuara dhe jo ato te rejat. Ti do thuash qe kjo eshte cmenduri dhe do kerkosh te dish se pse une kam kete mendim. Ja sepse:

1. Femrat e moshuara i dine mire punet e kesaj bote. Fjalet e tyre te bejne edhe ty me te mencur e me te ditur.

2. Kur femrat pushojne se qeni te bukura, ato behen te mira. Qe te mund te konkurojne, ato e zevendesojne humbjen e bukurise me shtim te dobise e te miresise. Ato dine te te bejne 1000 tė mira, ca te vogla e ca te medha, dhe ato jane shoqet me te mira qe do te te gjenden afer sa here qe te kesh nevoje. Nuk para gjen asnje grua te moshuar qe nuk eshte edhe grua shume e mire.

3. Nuk ka rrezik per te mbetur shtatzene e per te lindur femije, te cilet kur i prodhon ne menyre te parregullt, eshte veshtire t'i rritesh.

4. Meqenese kane me shume pervoje, grate e pjekura dine t'i fshehin dashurickat e tyre me mire. Reputacioni tend ka me pak shanse qe te perlyhet. Sa per reputacionin e vete gruas, ne qofte se dashurickat e saj merren vesh, njerezia kane tendence qe te mos e qortojne shume ate grua e cila kujdeset dhe i jep keshilla nje djaloshi te ri, dhe shmang demet shendetesore qe do t'i vinin atij nga takimet me prostitutat e rrugeve.

5. Ne cdo kafshe qe qendron ne kembe, mungesa e njomeshtise shfaqet ne fillim ne pjeset me te siperme te trupit. Fytyra eshte e para qe fillon dhe thahet e rrudhet; pastaj qafa; pastaj gjoksi dhe krahet; pjeset e poshtme vazhdojne te mbeten te njoma e te lemuara: po ta mbulosh trupin nga mesi e lart, eshte e pamundur te dallosh nje femer ca te moshuar nga nje me e re. Gjithashtu, kenaqesia trupore nga seksi me nje femer te moshuar eshte shpesh po aq e madhe sa -- ne mos me shume se -- kenaqesia e seksit me nje me femer me te re.

6. Mekati eshte me i paket me grate e moshuara. Zhvirgjerimi i nje vajze mund t'i shkaktoje asaj hidherim te perjetshem e mund ta shkaterroje per fare.

7. Kur i shkakton dhimbje nje vajze te re, kjo mund te te leje kujtime te hidhura qe shpesh do te te bejne te ndjehesh keq. Eshte me mire qe te besh te gezuar nje grua te moshuar sesa te besh per te qare nje te re.

8. Grate e moshuara jane aq shume mirenjohese!

Kaq me keshillat e mia. Po prapeseprape te keshilloj qe te gjesh nje shoqe te mire e te martohesh.

Sinqerisht
Miku Tend i dashur
Benjamin Franklin

Search!

Elsewhere
Reklamė