argjiro.net > blue > my translations > pėrkthime nga anglishtja > llotaria e babilonisė
3
Llotaria e Babilonisė

Pėrkthyer nga anglishtja (AQ). Teksti spanjisht i shkrimtarit argjentinas Jorge Luis Borges u pėrkthye nė anglisht nga Andrew Hurley. Pėr fjalėt qė duken tė pakuptueshme - shkoni nė fund tė kėsaj faqeje ku gjendet njė listė e shkurtėr me sqarime.


Si ēdokush tjetėr nė Babiloni, unė kam qenė prokonsull; si ēdokush tjetėr kam qenė skllav. Kam qenė i plotfuqishėm, i pėrbuzur, i burgosur. Shiko kėtu - dorės time tė djathtė i mungon gishti tregues. Shiko kėtu - nėpėrmjet kėsaj tė grisure nė pelerinė mund tė shohėsh njė damkė tė kuqe mbi barkun tim - ėshtė shkronja e dytė, Beth. Nė netėt me hėnė tė plotė, kjo shenjė mė jep fuqi mbi njerėzit me shenjėn Gimel, por mė detyron t'u nėnshtrohem atyre qė kanė shenjėn Aleph, tė cilėt nė netėt pa hėnė duhet t'u binden atyre qė kanė shenjėn Gimel. Nė gjysėmdritėn e agimit, nė njė qilar, duke qėndruar para njė altari tė zi, unė i kam prerė fytin buajve tė shenjtė. Njėherė, pėr njė vit tė tėrė hėnor, unė u deklarova i padukshėm - bėrtisja dhe askush nuk pėrgjigjej, vidhja bukė dhe koka nuk m'u pre. Unė kam njohur diēka qė Grekėt s'e njihnin - paqartėsinė. Nė njė dhomė prej tunxhi, i pėrballuar me qetėsinė e mbytjes nga shtrėngimi i shallit nė grykė, shpresėn nuk e humba; nė lumin e lumturive nuk notova pa frikė. Heraclides Ponticus thoshte me admirim se Pitagora mbante mend kohėn kur kishte qenė Pirro, dhe para se tė bėhej Pirro, ishte Euphorbus, dhe mė pėrpara akoma ai kishte qenė dikush tjetėr; pėr tė pėrjetuar ndryshime tė tilla, unė s'kam nevojė tė vdes e as tė shtirem.

Gjithė kjo larmi e pėrbindshme e imja i detyrohet vetėm njė institucioni - Llotarisė - e cila ose ėshtė e panjohur nė vendet e tjera, ose ėshtė e fshehtė, ose jo aq e pėrsosur. Se si u krijua ky institucion unė nuk e di. As tė urtėt nuk bien dakort. Sa pėr qėllimet e llotarisė unė di po aq sa mund tė dijė pėr hėnėn njė njeri qė s'merr vesh nga nė astrologjia. Vendi im ėshtė njė vend marramendės ku llotaria luan njė rol kryesor nė jetėn e pėrditshme; deri mė sot pak e kam vrarė mendjen pėr tė, po aq pak sa pėr sjelljen e zotave tė pakuptueshėm ose tė zemrės time. Tani qė jam larg nga Babilonia dhe zakonet e saj tė dashura, mendja mė ngatėrrohet pak kur mendoj pėr Llotarinė, dhe pėr blasfemitė qė ca njerėz tė maskuar pėshpėrisin nė gjysėmdritėn e agimit ose tė mbrėmjes.

Im atė mė thoshte se si njė herė e njė kohė, shumė mė pėrpara - shekuj? vite? - llotaria e Babilonisė ishte njė lojė qė luhej nga njerėzit e thjeshtė. Ai mė thoshte (unė s'e di se sa e vėrtetė ėshtė kjo) qė berberėt merrnin monedhat dhe tė jepnin drejtkėndėsha prej pergameni ose prej kocke, tė zbukuruara me simbole. Pastaj, nė mes tė ditės hidhej shorti; me kaq mbaronte puna e fatit dhe atyre qė fitonin u jepeshin monedha argjendi. Siē e shikoni, mėnyra e zhvillimit tė llotarisė ishte e prapambetur.

Natyrisht, kėto tė ashtuquajtura "llotari" ishin njė dėshtim. Ato nuk kishin aspak forcė morale; shpresa ishte e vetmja fuqi njerėzore e pėrdorur nga kėto llotari. Pėr shkak tė mosinteresimit tė popullit, tregtarėt qė i organizonin kėto llotari filluan tė humbisnin lekė. Dikush pastaj shpiku diēka tė re: nė listėn e numrave me fat u futėn disa numra tė pafat. Pas kėsaj shpikjeje, fati i blerėsve tė drejtkėndėshave me numra ishte i dyfishtė: ata mund tė fitonin ose njė shumė lekėsh, ose njė gjobė - nganjėherė gjoba ishte e madhe. Natyrisht, rreziku i vogėl (pėr ēdo 30 numra "tė mirė" kishte njė numėr tė keq) e shtoi interesimin e popullit. Babilonasit u turrėn pėr tė blerė bileta. Ata qė nuk blenin konsideroheshin tė gjorė e frikacakė e shpirt-tulatur. Mė vonė pėrbuzja ndaj atyre qė s'blenin bileta pėrfshiu edhe ata qė blenin bileta humbėse. Kompania (ky ishte emri me tė cilin filloi tė njihej) duhej tė mbronte interesat e fituesve, tė cilėt nuk do tė mund t'i merrnin ēmimet e tyre po qe se humbėsit nuk i paguanin gjobat plotėsisht. Humbėsit u hodhėn nė gjyq: gjykatėsi i shpalli fajtorė dhe i detyroi tė zgjedhin ose pagesėn e plotė tė gjobės dhe tė harxhimeve tė gjyqit, ose qėndrim nė burg. Pėr t'ia hedhur Kompanisė, humbėsit tė gjithė zgjodhėn burgun. Nga kjo dorėheqje e disave buron plotfuqia e Kompanisė - forca e saj metafizike, kishtore.

Mė pas, nė shpalljet e numrave tė llotarisė nuk shkruheshin mė fare gjobat por thjesht numri i ditėve tė burgut. Kjo kaloi pa u vėnė re nė atė kohė, por ishte shumė e rėndėsishme: Ishte shfaqja e parė e elementeve jomonetare nė llotari. Suksesi ishte i madh - me tė vėrtetė Kompania u detyrua nga lojtarėt qė t'i shtonte numrat e pafat.

Siē e dinė tė gjithė, qytetarėt e Babilonisė e admirojnė shumė logjikėn, dhe bile edhe simetrinė. Nuk ishte e rregullt qė numrat me fat fitonin monedha tė rrumbullakta argjendi kurse numrat e pafat fitonin ditė e net nė burg. Ca moralistė thoshin qė monedhat jo gjithmonė sillnin lumturi, dhe qė format e tjera tė lumturisė ishin mė tė drejtpėrdrejta.

Lagjet e varfra tė qytetit ankoheshin pėr diēka tjetėr. Anėtarėt e klasės kishtare luanin llotari shumė, dhe kėshtu gėzonin mė shumė frikė dhe shpresė; tė varfėrve (zilia e tė cilėve ishte e natyrshme, ose e pashmangshme) iu dukej se iu ishte mohuar qasja te rrota e mrekullueshme e fatit. Dėshira e drejtė dhe e arėsyeshme e tė gjithė burrave dhe grave, e tė varfėrve dhe tė pasurve, pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė tė barabartė nė llotari, shėrbeu si frymėzim pėr protesta plot zemėrim -- protesta qė mbahen akoma mend. Disa shpirtra kokėfortė nuk mundnin (ose bėnin gjoja sikur nuk mundnin) tė kuptonin se ky ishte njė novus ordo seclorum, njė fazė e nevojshme e historisė.... Njė skllav vodhi njė biletė tė kuqe; ēmimi qė ai fitoi me atė biletė ishte djegia e gjuhės. Ligjet parashikonin tė njėjtin ndėshkim pėr vjedhjen e biletave tė llotarisė. Disa nga Babilonasit pastaj thonin se skllavi e meritoi hekurin e nxehtė sepse ishte vjedhės; ata qė ishin mė shpirtmėdhenj thoshin se gjuha do t'i digjej ngaqė kėshtu i kishte rėnė shorti.... Pati trazira, pati edhe raste gjakderdhjesh pėr fat tė keq, por masat e Babilonisė nė fund, me gjithė kundėrshtimin e tė kamurve, bėnė atė qė deshėn dhe ia arritėn qėllimeve tė tyre. Sė pari, Kompania u detyrua tė marrė gjithė pushtetin publik. (Njėsimi u bė i nevojshėm pėr shkak tė zgjerimit dhe tė ndėrlikimit tė punės tė Kompanisė). Sė dyti, Llotaria u bė e fshehtė, pa pagesė, dhe e hapur pėr tė gjithė. Ndėrrimi me pagesė i vendeve u ndalua; pasi bėhej i njohur me tė fshehtat e zotit Baal, ēdo qytetar merrte pjesė nė hedhjet e shortit tė shenjtė, qė bėheshin nė labirintet e zotit ēdo 60 net dhe qė vendosnin fatin e ēdo qytetari deri tek shorti tjetėr. Pasojat ishin tė pallogaritshme. Njė short i mirė mund tė sillte ngjitje te kėshilli i magėve ose burgosje tė armiqve (tė fshehtė ose tė hapur), ose mund tė bėnte qė nė gjysėmerrėsirėn e rehatshme tė dhomės tė tė gjendej nė krah gruaja qė ka filluar tė tė rrijė nė mendje ose gruaja qė nuk e kishe menduar se do ta takoje ndonjėherė; njė short i keq: gjymtim, ēnderim tė shumė llojeve, vdekje. Nganjėherė njė ngjarje e vetme - vrasja e C-sė nė ndonjė tavernė, shenjtėrimi i mistershėm i B-sė, - ishte rezultat i tridhjetė ose dyzet shorteve. Kombinimi i basteve ishte i vėshtirė, por ne e dimė qė njerėzit e Kompanisė ishin (dhe akoma janė) tė gjithėfuqishėm, dhe tė zgjuar. Nė shumė raste, fuqia e disa nga ngjarjeve tė lumtura do ishte mė e pakėt po tė dihej se ato ngjarje ishin thjesht pasojė e fatit; pėr t'i dalė pėrpara kėtij problemi, njerėzit e Kompanisė pėrdornin marramendjen, bile edhe magjinė. Rrugėt qė ata ndiqnin, intrigat e thurura, ishin gjithmonė tė fshehta. Pėr tė depėrtuar deri tek shpresat dhe frika mė e thellė e ēdo njeriu, ata thirrėn astrologėt dhe spiunėt. Ca luanė tė gurtė, njė nevojtore e shenjtė e quajtur Qaphqa, ca tė ēara nė njė ujėsjellės tė pluhurosur - kėto vende ofronin hyrje tek Kompania, dhe njerėz tė mbarė ose tė prapė linin shkrime tė fshehta aty. Njė listė alfabetike kishte dosjet vėrtetėsia e tė cilave ishte e paqartė.

Pabesueshmėrisht, kishte thashetheme pėr bėrje me hatėr dhe pėr korrupsion. Me fshehtėsinė e zakonshme, Kompania nuk dha pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė, por i shkarraviti argumentat nė rrėnojat e njė fabrike maskash. Kjo Mbrojtje tani ėshtė njė nga Shkrimet e shenjta. Nė tė, nė mėnyrė doktrinore thuhej se Llotaria ėshtė ndėrfutje e fatit nė rendin e gjithėsisė, dhe pranimi i gabimeve nuk e zvogėlon rolin e fatit, por e forcon atė. Nė tė gjithashtu thuhej se ata luanėt e gurtė, nevojtorja e shenjtė, megjithėse nuk hidheshin poshtė nga Kompania (e cila thoshte se kishte tė drejtė tė kėshillohej me to), nuk kishin ndonjė funksion zyrtar.

Kjo shpallje e qetėsoi popullin. Por pati edhe pasoja tė tjera tė paparashikuara nga shkruesi. Ajo e shndėrroi thellėsisht si shpirtin edhe mėnyrėn e punės tė Kompanisė. Nuk mė ka mbetur shumė kohė; sapo mėsuam se anija do fillojė lundrimin - por do pėrpiqem tė sqarohem.

Sado e pamundur qė mund tė duket, askush deri nė atė moment nuk ishte pėrpjekur qė tė shkruante njė teori tė pėrgjithshme pėr lojrat. Babilonasve nuk u pėlqejnė hamendjet; ata i binden fatit, dorėzojnė jetėt e tyre, shpresat, frikėn e tyre pa emėr, por nuk u shkon kurrė nė mendje qė tė zhyten nė ligjet e koklavitura ose nė rruzujt rrotullues qė e pasqyrojnė atė. Prapėseprapė, shpallja gjysėmzyrtare e pėrmendur mė sipėr frymėzoi debate tė shumta tė natyrės ligjore dhe matematike. Nga njėri nga kėto doli ideja e mėposhtme: Nė qoftė se Llotaria ėshtė njė intensifikim i fatit, njė spėrkatje e fatit nė gjithėsi, atėherė a nuk ėshtė me vend qė fati tė bėhet pjesė e ēdo hapi tė short-hedhjes? A nuk ėshtė qesharake qė fati vendos vdekjen e njė njeriu, ndėrsa rrethanat e vdekjes - nė vetmi apo me njerėz tė tjerė rreth e rrotull, zgjat njė orė apo njė shekull - nuk janė tė pėrcaktuara nga fati? Kėto vėrejtje me vend mė nė fund u bėnė shkak pėr reforma tė thella; sistemi i ri ishte i ndėrlikuar (ndėrlikim i shtuar edhe mė shumė nga vjetėrsia shekullore e Llotarisė) dhe vetėm njė dorė specialistėsh e kuptojnė se si punon, por unė do pėrpiqem tė bėj njė pėrmbledhje, edhe pse mund tė jetė vetėm simbolike.

Le tė imagjinojmė njė short tė parė qė e dėnon njė njeri me vdekje. Pėr tė zbatuar atė vendim hidhet njė short tjetėr; ta zėmė se si pasojė e shortit tė dytė kemi nėntė mundėsi pėr tė zgjedhur xhelatin. Nga nėntė xhelatėt, katėr mundet qė tė hedhin njė short tjetėr pėr tė pėrcaktuar emrin e atij qė do kryejė vrasjen, dy mund tė zėvendėsojnė shortin e pafat me njė short tė mirė (p.sh. zbulimi i njė thesari), njėri mund tė vendosė qė vdekja tė bėhet mė e rėndė (vdekje me ēnderim, ose me torturė tė rėndė), tė tjerėt mundet qė thjesht tė mos pranojnė zbatimin e dėnimit.... Kjo ėshtė ideja e Llotarisė, nė mėnyrė simbolike. Nė tė vėrtetė, numri i shorteve ėshtė i pafund. Asnjė vendim nuk ėshtė i formės tė prerė; pėr ēdo vendim merret njė vendim tjetėr. Tė paditurit pandehin se shortet e pafund kėrkojnė kohė tė pafundme; nė tė vėrtetė, mjafton qė koha tė ndahet nė copėza pafundėsisht tė vogla, si nė pėrrallėn e famshme tė Garės me Breshkė. Ky pambarim pėrkon mirė me me natyrėn e pėrdredhur tė Fatit, dhe me llojin qiellor tė Llotarisė tė dėshiruar nga Platonikėt.... Njė jehonė e shfytyruar e zakonit tonė duket se ka arritur Tibrin: Nė librin e tij Jeta e Antoninus Heliogabalus, Ęelius Lampridiusi na tregon se perandori e shkroi fatin e miqve qė kishte pėr darkė nė guacka - disa do merrnin dhjetė kile flori; tė tjerėt dhjetė miza, dhjetė minj, dhjetė arinj. Duhet mbajtur mend se Heliogabalusi u rrit nė Azinė e vogėl, mes priftėrinjve me tė njėjtin emėr.

Disa nga shortet s'kanė tė bėjnė me njerėzit dhe qėllimi i tyre s'dihet. Njė nga shortet vendosi qė njė safir tė hidhet nė ujrat e Eufratit; njė tjetėr vendosi qė njė zog tė lėshohet nga maja e njė kulle; njė tjetėr vendosi qė ēdo 100 vjet njė grimcė rėre t'i shtohet (ose t'i hiqet) njė plazhi. Nganjėherė pasojat janė tė tmerrshme.

Nėn ndikimin e mbarė tė Kompanisė, zakonet tona tani vendosen nga fati. Blerėsi i ndonjė dyzine qypash me verė Damasku nuk habitet nėse njėri nga qypat ka njė talisman, ose njė nepėrkė; shkruesi i kontratave kurrė nuk harron qė tė pėrfshijė ndonjė gabim nė to; unė vetė, nė kėtė shkrim tė nxituar kam harruar ndonjė mrekulli, ndonjė krim mbase, dhe ndonjė monotoni tė pakuptueshme.... Historianėt tanė, mė tė menēurit e planetit, kanė shpikur njė metodė pėr tė korrigjuar fatin; dihet qė rezultatet e kėsaj metode janė (nė pėrgjithėsi) tė besueshme - megjithėse, natyrisht, ato kurrė nuk shpallen pa njė dozė mashtrimi. Po nejse, asgjė nuk ėshtė pėrlyer me trillim mė shumė se historia e Kompanisė.... Dokumentet antike tė zbuluara nė njė tempull diku mund tė jenė rezultat i shortit tė djeshėm ose i njė shorti tė para disa shekujve. Asnjė libėr nuk botohet pa pak mospėrputhje midis kopjeve tė ndryshme tė botimit. Shkruesit bėjnė njė betim tė fshehtė qė tė lėnė pa shkruar, tė shtojnė, tė ndryshojnė. Fallsifikimi jo i drejtpėrdrejtė gjithashtu praktikohet.

Kompania, me modesti hyjnore, i shmanget vėmendjes tė publikut. Njerėzit e saj natyrisht veprojnė fshehtas; udhėzimet qė gjithmonė (mbase vazhdimisht) lėshon nuk kanė ndryshim nga udhėzimet gėnjeshtėrta tė lėshuara nė masė nga ca tė shtirė. Kush e thotė me gojėn e vet se po shtiret? I dehuri qė lėshon njė urdhėr tė marrė, i fjeturi qė ngrihet nga gjumi dhe i merr frymėn dhe e vdes gruan qė i fle nė krah - mbase ata po zbatojnė njė nga vendimet e fshehta tė Kompanisė? Kjo punė e pafjalė, si puna e Zotit, nxit lloj-lloj hamendjesh. Disa thonė se Kompania pushoi sė egzistuari qindra vjet mė parė dhe rrėmuja e shenjtė e jetėve tona ėshtė thjesht e trashėguar; disa tė tjerė besojnė se Kompania ėshtė e pėrjetshme dhe se do qėndrojė deri nė natėn e fundit, kur zoti i fundit do ta bėjė botėn hi. Njė teori tjetėr thotė qė Kompania ėshtė e gjithėfuqishme, por qė merret vetėm me gjėra tė vogla: kėnga e zogjve, ngjyra e ndryshkut, gjysėmėndėrrat e agimit. Njė tjetėr, e pėshpėritur nga stėrheretikė me maska, thotė qė Kompania nuk ka egzistuar kurrė dhe kurrė nuk do egzistojė. Njė teori tjetėr, po aq e pėrbuzshme, pretendon se nuk ka rėndėsi nėse tė qenit e korporatės tė fshehtė pranohet ose mohohet, sepse Babilonia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė lojė e pafundme e fatit.



Fjalorth i Babilonisė

Aleph: shkronja e parė e alfabetit hebre; nganjėherė pėrdoret si simbol i krejt gjithėsisė.
Baal, Bel: fjalė e gjuhėve semitike qė do tė thotė "Zot"; zot i pjellorisė pėr disa kultura pagane tė lindjes tė mesme.
Beth: shkronja e dytė e alfabetit hebre; ėshtė letra e parė e Biblės, dhe shpesh shėrben si simbol i dyanshmėrisė tė gjithėsisė (qiejt dhe toka).
Gimel, Ghimel: shkronja e tretė e alfabetit hebre.
Magi: "Burrat e zgjuar" qė i sollėn dhurata Krishtit nė Bethlehem.
Novus ordo seclorum: "Rendi i ri i shekujve", nė latinisht. Kartmonedhat amerikane 1-dollarėshe kanė tė njėjtin shėnim nė njėrėn anė.
Qaphqa: Emri i Franz Kafka-s ėshtė shkruar nė njė mėnyrė qė e bėn tė duket si emėr arab.
Taprobana: Minierė gurėsh tė ēmuar nė Sri Lanka.
Tiber: Lum nė qendėr tė Italisė; Roma gjendet nė breg tė kėtij lumi.

Search!

Elsewhere
Reklamė